
Tre shtetas të huaj tentuan të futen mbrëmjen e kaluar uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh. Njëri prej tyre sulmoi dy ushtarë, duke i lënë të lënduar.
Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka u transportuan në spitalin “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ushtarakët u vizituan ditën e sotme nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Njëri prej tyre rrëfen se shtetasi rus, të cilin u përpoqën ta neutralizojnë ishte shumë i dhunshëm, duke u hedhur edhe spraj.
Ushtari tregon se për momentin e humbën shikimin, por aktualisht ndihen më mirë. “Bëmë detyrën tonë si ushtarakë. Ka qenë i dhunshëm. Hodhi spraj, kam shenjat. Hodhi edhe nga fytyra. Shikimi për momentin na iku, por tani jemi më mirë. Me gjithë përgjegjësin e rojes e kapëm të dy”, tha ai...!!!