Turisti italian ndërron jetë në plazhin e Sarandës...!!

Një turist Italian ka ndërruar jetë këtë të diel  në plazhin e Çentralit, Sarandë.

Sipas policisë dyshohet se 77-vjeçari me iniciale G.V ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 21.08.2022, rreth orës 14:30, në plazhin e Çentralit, Sarandë, shtetasi italian G. V., 77 vjeç, duke qëndruar në afërsi të bregut të detit, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes..!!

Previous Post Next Post