Dy shtetase të huaja janë ndaluar ditën e sotme pasi kanë fotografuar fabrikën e armëve në Poliçan. Sipas informacioneve paraprake, shtetaset europiane kanë qenë duke lëvizur me një makinë me targa të huaja, kur janë pikasur nga Policia Ushtarake....

Forca të shumta të Policisë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia Ushtarake kanë mbërritur në vendngjarje, ku ndodhet edhe drejtori i Policisë së Beratit.

Kujtojmë se ngjarja vjen vetëm një ditë pas incidentit në uzinën ushtarake të Gramshit, ku u ndaluan dy shtetas rusë dhe një ukrainas që tentuan të hynin brenda zonës së ndaluar....!!!!