Ministri i Mbrojtes Niko Peleshi thotë se situata nga zjarret në Shqipëri është problematike në disa zona, kryesisht në fshatin Dushkarak të Selenicës, ku ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri. 

Peleshi i bën thirrje banorëve të zonës të Selenicës të evakuohen nëse u kërkohet nga autoritetet. 

"Kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren, në përballje me zjarret. Problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore. U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet", tha Peleshi....!!!