Gjatë gjithë ditës së sotme paraqitet trafik i rënduar pranë kryqëzimit të Fushë-Milotit. Ky trafik i rënduar vjen për shkak të fluksit nga sezoni turistik pasi qytetarët nga vendet e rajonit dhe veçanërisht Kosova po kalon pushimet në bregdetin shqiptar.

Pushuesit nga Kosova kanë zgjedhur që t’i kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar, duke zgjedhur plazhet e Lezhës por edhe jugun. Kjo ka sjellë edhe trafik të rënduar kryesisht nga Miloti në drejtim të Lezhës. 

Mediat sjellin pamje nga trafiku, ku duket radha e gjatë e automjeteve. Patrullat e qarkullimit rrugor janë vendosur në disa pjesë të këtij aksi, për të bërë të mundur lehtësimin e qarkullimit....!!!