Një grup i FBI është dislokuar në Tiranë për të mbështetur hetimet për zbulimin e autorësisë së sulmit kibernetik ndaj sistemit të shërbimeve online në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga Qeveria Rama e cila bën me dije se agjentët e FBI-së do të japin të dhëna si është kryer sulmi kibernetik....

"Kemi një dislokim të FBI në Tiranë për të ndjekur gjithë procesin...

 Dhe duhet të ketë një investigim të thellë të këtij sulmi kibernetik, pasi sot lufta më shumë se kurrë zhvillohet në fushën kibernetike. Ndaj ne po marrim të gjitha masat. Mbështetja që kemi nga partnerët, nga aleatët dhe sidomos siç thashë ky investigim i thellë që po bëhet nga FBI dhe agjencitë e tjera të inteligjencës, do të na japin të gjitha të dhënat, si ka ndodhur sulmi, nga ka ardhur, megjithëse një pjesë e tyre sot janë zbardhur”, njofton Qeveria Rama....!!!!