Biznesmeni Gjergj Luca ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor që të bashkohen në Panairin e Beogradit në 1 shtator, që mbahet në kuadër të nismës së Edi Ramës "Open Balkan".

Luca i drejton thirrjen liderëve të Ballkanit që 1 shtatorin nga ditë ultimatumi ta kthejnë në një ditë bashkimi dhe paqe e të bashkohen të gjithë në panairin e Beogradit... 

“I kemi vënë këtë emër Open Balkan, le të jetë kjo anije dallëndyshja e parë që do bëjë bashkë studentët, shkencëtarë profesorë edhe në vendet që nuk kanë det e do vihet në dispozicion të rinjve....

 Nëpërmjet kësaj dallëndysheje i bëj thirrje me gjithë shpirt liderëve të Ballkanit që 1 shtatorin nga ditë ultimatumi ta kthejnë në një ditë bashkimi dhe paqe e të bashkohen të gjithë në panairin e Beogradit. Me pjesën më të mirë dhe me pjesën më të fortë që lufton për punën, për të vërtetën për të cuar përpara kombet nëpërmjet bashkimit”, është thirrja e Lucës....!!!