Të rinjtë nga Serbia gjithnjë e më të interesuar për të pushuar në Shqipëri. Edhe këtë vit ka një shtim të numrit të turistëve nga Serbia që kanë preferuar që të kalojnë pushimet verore në vendin tonë.

Ata vijnë jo vetëm nga Novi Pazari, por edhe nga kryeqyteti Beograd, nga Novi Sadi kryeqendra e Vojvodinës dhe nga Nishi....

Në një anketë të realizuar nga organizatat e shoqërisë civile në Serbi këtë vit është vërejtur një rritje e madhe e numrit të të rinjve që janë të interesuar të pushojnë në Shqipëri. 

“Në vitet e mëparshme, kategoria më e zakonshme e turistëve që vizitonin Shqipërinë ishin familjet, ndërsa këtë vit po shohim një rritje të madhe të numrit të të rinjve që vendosin të vizitojnë bregdetin shqiptar...

 Edhe pse që nga viti 2020, kur turistët tanë filluan të vizitojnë Shqipërinë në numër më të madh, filluam të thyejmë paragjykimet për këtë vend, duket se brezave të rinj iu desh pak më shumë kohë për të nisur një udhëtim më të madh drejt Shqipërisë”, Boris Firicki, ekspert turizmi....!!!