Anija “Jaohar Ranim” po lundron drejt portit të Durrësit me një sasi prej 6.000 tonësh grurë të ardhur për llogari të një kompanie mielli në Tiranë.

Kjo është anija e parë që vjen nga Ukraina që pas fillimit të luftës atje. E ngarkuar në Izmail të Ukrainës, anija është nisur më 28 korrik nga ky port dhe pritet të mbërrijë më 10 gusht në Durrës. Izmaili është porti më i madh ukrainas në grykëderdhjen e Danubit, në Odesa.

Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit, ndaj rifillimi i eksporteve të grurit nga Ukraina i ka dhënë një frymëmarrje të re nevojës globale për konsum....!!!