
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se është duke ecur me ritme shumë të shpejtë puna në Tunelin e Llogarasë, një vepër strategjike për turizmin në rivierën e bregdetit të Jonit.
Rama tha se aksi Orikum – Palasë do të përshkohet në vetëm për vetëm 10 minuta.
"Rruga më e mirë është që ky projekt të çohet deri në fund nga vetë qeveria dhe të financohet nga buxheti i shtetit. Projekti do të ketë ndikim 550-600 mln euro në ekonomi dhe punësimi 11.600 persona. Do të hapet aeroporti i Vlorës e cila është qendra e gravitetit të këtij vizioni, tek zhvillimi i vijës bregdetare të Vlorës”, tha Rama...!!!