Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e punimeve për Bypassin e Shkodrës.

Rama shprehet se ashtu si kudo u desh të shihej nga fillimi projekti duke ironizuar kundërshtarët politikë. Projektit i janë shtuar edhe elemente urbanë, si trotuaret, korsitë e biçikletave, ndriçim dhe gjelbërim, duke shërbyer edhe si një shëtitore për qytetarët. 

"Bëjmë realitet rrugën e re. Përfundon puna në bajpasin e Shkodrës, ku si kudo u desh riparë krejt projekti që na lanë ata të cilëve ua 'ka hangër dhia librat'. Kjo rrugë e re shkurton shume distancën dhe bën më komod udhëtimin drejt veriut të Shqiperise”, shkruan Rama....!!!