Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë pamjet nga godina më e re e DPSHTRR në Gjirokastër në të cilën kanë përfunduar punimet dhe është vendosur në funksion të qytetarëve.

Rama shprehet se kjo godinë do të shërbejë si kompleksi i Kontrollit Teknik dhe Fizik dhe do të ofrojë shërbim për 39,638 drejtues automjetesh. 

"Në rrugën e transformimit epokal të sistemit fizik e digjital të Shërbimeve të Transportit Shqiptar. Ko është godina me e re e DPSHTRR, Kompleksi i Kontrollit Teknik e Fizik në Gjirokastër, pas rikualifikimit tërësor, për 39,638 drejtues mjetesh të Qarkut me 7 bashki: Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Dropull, Këlcyrë, Libohovë dhe Memaliaj. Ska kohe per pushim", shkruan Rama...!!!