Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e shtunë me pamje nga puna që po bëhet për transformimin e Piramidës në Tiranë në një objekt të jashtëzakonshëm kulturor.

Kreu i qeverisë shkruan se Piramida e re po merr formë hap pas hapi dhe së shpejti do të shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë dixhitale në Ballkan. 

"Pamje nga Piramida e Tiranës, e cila po merr formë hap pas hapi, për tu shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama....!!!