
Kreu i SPAK, Arben Kraja i është përgjigjur kritikave politike ndaj institucionit që ai drejton..
. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, i pyetur nëse ai ndihet nën trysni pas deklaratave të Ramës, se po godet vetëm nga e majta, Kraja u shpreh se SPAK vepron në bazë të provave.
I pyetur se çfarë është duke bërë SPAK për Sali Berishën, i cili është shpallur "non grata" për korrupsion nga SHBA, Kraja tha se “çështje penale SPAK ka shumë ne hetim dhe ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund dhe për ti vënë para përgjegjësisë kur provohet vepra penale”
"Problemi i korrupsionit në Shqipëri është shqetësues. Është mungesa e ndëshkueshmëriusë së zyrtarëve të lartë. Për këtë në Shqipëri është bërë një reformë, kemi 2 vite që punojnë për arritjen e rezultateve konkrete. Çështje penale SPAK ka shumë ne hetim dhe ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund dhe për ti vënë para përgjegjësisë kur provohet vepra penale", tha Kraja....!!!