Një shëtitore e re e shtruar me gurë, pemë dhe stola kalon përmes qytetit të Ersekës, ndërsa në mes ndahet nga uji i përroit që rrjedh nga mali i Gramozit.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë mëngjes në Facebook pamjet e “rilindjes urbane” në qytet, një hapësirë që i ka dhënë një faqe të re Ersekës. 

"Me një tjetër hapësirë të Rilindjes Urbane në Ersekë, me vijën e rrjedhshme ujore që gjarpëron mespërmes saj nga ujëvarat e Gramozit, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama....!!!