Prokuroria Speciale ka njoftuar pak ditë më parë se ka nisur një hetim ndaj ish-presidentit Ilir Meta, mbi bazën e një kallëzimi të bërë nga ish-deputeti Halit Valteri. Valteri e akuzonte Metën se bashkë me zyrtarë të LSI kishin paguar më shumë se 700 mijë dollarë për lobim në SHBA....

Dje, dy prokurorët e SPKA, kreu Arben Kraja dhe Sotir Kllapi kanë firmosur kërkesat drejtuar dy bankave të nivelit të dytë në vend dhe Drejtorisë së Tatimeve, duke kërkaur informacion dhe të dhëna për llogaritë e ish-presidentit. 

Burimet e REPORT TV konfirmuan se bankave iu është kërkuar informacion lidhur me llogaritë bankare, apo çdo transaksion të bërë nga të kallëzuarit e Valterit. Njëkohësisht, është kërkuar edhe një pasqyrë e deklarimeve të tyre në organet tatimore....!!!