Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ndërtimi i rrugës që lidh aksin kombëtar Levan-Tepelenë me parkun arkeologjik të Bylisit.
Kreu i Qeverisë shkruan se vazhdojnë projektet e rrugëve rurale në funksion të fuqizimit të turizmit.
"Vazhdojnë nga Veriu në Jug projektet e rrugëve rurale në funksion të fuqizimit të turizmit. Ky është kantieri i ri për ndërtimin e rrugës që lidh aksin kombëtar Levan-Tepelenë me parkun arkeologjik të Bylisit. Nuk ka kohë për pushim. Jemi më të bashkuar", shkruan Rama. ..!!!