Në Marikaj të Tiranës kanë përfunduar 3 pallatet e bllokut të parë të banesave të reja, të ndërtuara për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019....

Kryeministri Edi Rama mesditën e së dielës ka publikuar pamje nga ky bllok i banesave në Marikaj që pritet tu dorëzohen së shpejti qytetarëve që ngelën pa strehë. 

"Përfundon së ndërtuari blloku i parë i banesave të reja në Marikaj, për të mos lënë vetëm as edhe një familje të prekur nga tërmeti. Këto janë 3 pallatet e reja në Marikaj gati për të pritur banorët”, tha Rama. Qindra familje kanë përfituar deri tani shtëpi të re falas, ndërkohë që investimet janë shtrirë në rindërtimin e shkollave, kopshteve dhe infrastrukturës urbane....!!!