Kryebashkiaku Socialist i Kukësit, Safet Gjici, në një intervistë televizive me Euroneës, thotë se kuksianët po ikin nga vendi, por mohon se bëhet fjalë për shpopullim.
Safet Gjici akuzoi se “shpopullimi” është term anti-shqiptar që përdoret prej atyre që nuk kanë bërë asgjë për Shqipërinë në 30 vite.
"Shpopullim do të thotë që të ikin të gjithë dhe të mos ngelet asnjë njeri. Sot ka njerëz pafund në Kukës. Ça shpopullimi, term që e përdorin ata që nuk kanë bërë gjë prej 30 vitesh. Term antishqiptar që e përdorin edhe politikisht. Është shumë e rëndë, sepse të gjitha vendet si ne kanë vazhduar të lëvizin lirshëm kur janë fut në parimet e demokracisë. Ne kemi bërë shumë, por kemi akoma shumë punë për të bërë”, tha Gjici...!!!