Çmimeve të rritura që kanë “pushtuar” vendin tonë, nuk i kanë shpëtuar as tregtarëve të druve të cilët, mesa duket kanë shkuar në shifra absurde....

Ish zv-kryeministri Erion Braçe shkruan se çmimi i druve ka shkuar në 7000 mijë lekë nga 3500 që ka qenë për metër kub, e kjo sipas tij nuk është gjë tjetër veç se një abuzim. Për këtë, socialisti thotë se ky abuzim duhet të ndëshkohet. 

"Po çmimin e druve të zjarrit. Përse e rrisni??? Çfarë do thoni, është rritur çmimi i ushqimit për pemët? Mos u bëni idiote! Do thoni që është rritur euro dhe dollari edhe më shumë? Mos u bëni qesharake! Aaaaaa pooo, është rritur nafta për transport dhe benzina për sharra. Këtë do thoni? Po si nuk doli njeri t’u bëjnë llogarinë. Sa naftë e sa benzinë harxhoni që nga 3500 leke e keni çuar çmimin e druve 7000 leke; 200%!!!! Është grabitje e grabitjet ndëshkohen”, shkruan Braçe....!!!