Tingujt e tij e kanë bërë Shqipërinë krenare në skenat e botës. Vendim Kapaj, “Mjeshtri i madh”, instrumentisti i njohur në Labëri e më tej, i vetmi në Ballkan që mund t’i bjerë fyellit me dhëmbë, me një karrierë 50 vjeçare, këtë të diel nuk luan muzikë por shkon në kantierin e mbeturinave duke pastruar plehrat e qytetit.
Baba i katër fëmijëve, Vendim Kapaj (64 vjeç), tregon për EuroNews se bashkia e Vlorë e ka punësuar në shërbimet për të mbajtur pastër qytetin.
"Thjesht kërkoj punë, prapë unë nuk e neglizhoj punën, ka rëndësi që jam në punë edhe ushqehem. Mbaroj punën shtetërore që na takon, pastaj në pasdite bëjmë prova, kompozime të reja. E kam për nder që edhe e nderoj qytetin tim në skenat kombëtare, ndërkombëtare por jam krenar që jam pjesëtar i pastrimit të qytetit. Por me thënë të drejtën, është e lodhshme për mua kjo punë. Mos e politizoni, unë jam fisnik mbaj qytetin pastër”- thotë Kapaj....!!!