Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka pritur në një takim zyrtar homologun e Spanjës, Pedro Sanchez.

Menjëherë pas hapjes së negociatave me BE, ditën e sotme është firmosur marrëveshja e rëndësishme mes Spanjës dhe Shqipërisë për të krijuar një grup të përbashkët hetimi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar duke përdorur instrumentet e inteligjencës policore dhe hetimit që të dy vendet vlerësojnë të përshtatshme. Goditja e krimit të organizuar është pika kryesore dhe kushti i panegociushëm që ka vendosur BE për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në familjen europiane.

Qëllimi i kësaj vizite zyrtare të Pedro Sanchez është përforcimi i marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë...!!!