
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshin, ditën e sotme kanë zhvilluar nëj takim me kreyetarët e Bashkive.
Rama ka kritikuar kryebashkiaken e Durrësit Emiriana Sako për mënyrën sesi bashkia ka menaxhuar situatën me vatrat e zjarrit. Rama i tha Sakos se fakti që po ja kalojnë në menaxhim bashki si Berati dhe Fieri është e rëndë për të.
"E lavdërova me të drejtë Durrësin për pastrimin por nuk mund të them të njëjtën gjë për organizimin për zjarret. Nuk kemi ça t'i themi Beratit apo Fierit dhe ne të dy që jemi durrsakë të na i kalojë Berati dhe Fieri është e rëndë. Për ty është më e rëndë në fakt se unë i kam ca rrënjë në Berat dhe mbahem por për ty që je 100% nga moma dhe nga baba durrsak është çik e rëndë kjo”, tha Rama....!!!