
Rama paralajmëroi krerët e bashkive se të 28 mijë kilometrat e Shqipërisë rrezikon nga zjarret dhe muaji gusht do të jetë tepër sfidues, ndaj kërkoi të angazhohen maksimalisht në terren dhe mos të kërkojnë në çdo rast helikopterin nga ministria.
"Zjarret janë një problem serioz dhe nuk mund të trajtohet vetëm nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Emergjencat Civile. Sepse mbrojtja civile është përgjegjësi e të gjitha niveleve të pushtetit. Aty ku pushteti vendor reagon në mënyrë proaktive dhe nuk bën thjesht ngritjen e telefonit dhe thotë shiko se kemi zjarr këtu hajde ngrini helikopterin. Por kjo historia e helikopterit duhet kuptuar mirë, se reagimi është i përshkallëzuar dhe në të gjithë botën fillon nga niveli i ulët vendor. Fillon nga ata punëtorët vendor që nisin punën kur ka emergjenca. Na pret një gusht sfidues", tha Rama....!!!