Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka vizituar sot në spital dy ushtarët e plagosur nga konfrontimi me shtetasit rusë që tentuan të hynin në Uzinën ushtarake të Gramshit. Peleshi tha se çështja po trajtohet me seriozitet, pasi kemi të bëmjë me dhunë ndaj forcave ushtarake....

I pyetur nëse bëhet fjalë për spiunë rusë apo turistë, Peleshi tha se në çdo rast që një person i huaj kapet me aparat fotografik brenda një zone ushtarake, dyshimet janë se mund të jetë spiun. 

"Është shkelur ligji. Është apo jo blogere një nga personat, kjo nuk ka shumë rëndësi kur kemi të bëjmë me dhunë. Nuk ka lidhje me ngjarjen në Sazan, nuk është gjetur ndonjë aparat përgjimi në Sazan. Politika lokale e ka fantazinë më të madhe. Kemi shumë të drejtë të dyshojmë se çdo shtetas i huaj që futet në zonë ushtarake, me aparat, dyshohet për spiunazh. Është uzinë që ka ndaluar aktivitetin e armëve, natyrisht që duhet të ishte zhbërë sepse në momente të caktuara, mund të vendoset në efiçencë", tha Peleshi...!!!