Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Arben Kingji, lidhur me incidentin në uzinën e Gramshit....

Kim thotë se SHBA qëndrojnë pranë aleatëve, ndërsa shprehet se ngjarja duhet të hetohet dhe zbardhet plotësisht si dhe personat të mbahen përgjegjës. 

"Fola me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit Gjeneral Kingji, i urova shërim të shpejtë dy ushtarëve të plagosur mbrëmë duke mbrojtur objektin ushtarak shqiptar. Ne qëndrojmë pranë aleatit tonë ndërsa autoritetet hetojnë plotësisht për të përcaktuar faktet dhe për të mbajtur personat përgjegjës”, shkruan ambasadorja e SHBA, Yuri Kim....!!!