
Luiza Gega ngriti lart flamurin e Shqipërisë në Gjermani. Kampionia e Europës ka derdhur lot gëzimi në fundin e garës.
Sa bukur është kur ia del vetëm, pa ndihmën e askujt! Këtë e ka treguar Luiza në deklaratën emocionuese pasi triumfoi mbi gjithë të tjerët.
"Që nga fillimi u përpoqa të vrapoj shumë, unë e di sesi është që të vraposh vetëm sepse unë stërvitem vetëm. Kur shkova në xhiron e fundit i thashë vetes: “Hajde Luiza, le të shkojmë, do e bësh ëndrrën realitet”, u shpreh Luiza Gega. ..!!!