Luiza Gega bëri historinë e atletikes shqiptarë në kampionatin europian që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë. Vendi i parë në garën e 3 mijë metrave me pengesa, është dëshmi e një firme fantastike që po përjeton këto vitet e fundit atletja jonë e talentuar

Vendi i pestë në botërorin e Oregonit, thyerja rekordeve kombëtare garë pas gare dhe tanime vendi i parë në Europian janë dëshmi të një atleteje që nuk njeh limite. Sa i takon këtij rezultati fantastik në europianin e Mynihut ku ajo dominoi nga fillimi në fund garën kundrejt rivaleve gjermane Majer dhe britanikes Bërd, Gega do të ketë mundësi të përfitojë nga shpërblimet shtetërore për rezultatet e sportisteve elitare. 

Si mbretëresha e Europës në 3 mijë metra me pengesa, Luiza Gega do të përfitojë nga Qeveria Rama një bonus prej 40 milionë lekësh të vjetra....!!!