13 vite ‘luftë’ për t’i shpëtuar drejtësisë/ Ja si të gjitha gjykatat rrëzuan Mediun për Gërdecin. A po thellon SPAK hetimet drejt Berishës dhe Shkëlzenit?...!!!

Për 13 vite me radhë, nga viti 2009 deri në vitin 2022, Fatmir Mediu e ka zhvilluar betejën jo për të bindur drejtësinë për pafajësi, por për të mos lejuar gjykimin për rolin e tij si njeriu që bëri letrat e Gërdecit për llogari të Sali dhe Shkëlzen Berishës, të cilët po bënin biznes familjar me punishten e vdekjes.

Beteja e Mediu për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë do të merrte një kthesë me ngritjen e organeve të larta të drejtësisë dhe sidomos SPAK-ut. Në 22 shkurt 2021, familjarë të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, i kërkuan SPAK-ut që të merrte të pandehur Fatmir Mediun, i cili e kishte pushuar çështjen me një manovër procedurale në 14 shtator 2009 në Gjykatën e Lartë. Arsyeja e pretenduar ishte se Mediu e kishte rifituar sërish imunitetin pasi ishte betuar si deputet në shtator 2009.

SPAK iu drejtua Gjykatës së Lartë duke i kërkuar rrëzimin e Gjykatës së Lartë të vitit 2009, me argumentin se Kuvendi e kishte kufizuar vetë me ligj imunitetin e deputetit për ndjekjen penale në vitin 2012, pra Mediu nuk e gëzonte më imunitetin që kishte në shtator 2009. Gjithashtu, sipas SPAK mbyllja e dosjes së Mediu është bërë nga Gjykata e Lartë në fazën e kërkesave parapaka dhe jo pas shqyrtimit të pronave.

Me 1 qershor të vitit 2021, Gjykata e Lartë vendosi deklarimin e moskompetencës lëndore për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për të hapur dosjen e Gërdecit. Gjykata e Lartë vendosi të dërgojë dosjen për kompetencë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO e Shkallës së Parë).

Në 27 korrik të vitit 2021, GJKKO-ja e Shkallës së Parë, me gjyqtar Erjon Çela, vendosi të rrëzonte kërkesën e SPAK për hapjen e dosjes së Gërdecit, me argumentin se prokuroria kishte pasur 10 vite kohë për të ushtruar ndjekjen penale dhe nuk e ka bërë një gjë të tillë, prokuroria nuk i ka kërkuar sërish Kuvendit heqjen e imunitetit të Mediut pas 14 shtatorit 2009 etj. Vendimi i diskutueshëm i gjyqtarit Erjon Çela për ndalimin e SPAK që të nxjerrë para drejtësisë Fatmir Mediun për Gërdecin shënoi zhgënjimin e parë të madh tek drejtësia e re. Por, ky vendim nuk e shpëtoi Fatimir Mediun, siç e shpëtoi gjykata nën influencën e Sali Berishës në vitin 2009. SPAK e ankimoi vendimin në Apel....!!!

Previous Post Next Post