Kreu i qeverisë Edi Rama ka shkarkuar Arben Ahmetajn nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin.

Në vend të tij është emëruar Belinda Balluku. Java ka nisur kështu me ndryshime të mëdha në kabinetin qeveritar. Sipas Ramës, tani që prioriteti i Rindërtimit ia lë vendin prioritetit të Negociatave me BE do të ndërrojë edhe profili i ministrave. 

"Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit”, shkruan Rama. Dekretet janë firmosur nga presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj....!!!