
Dita e sotme nisi me zhvillime në politikë, teksa kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi shkarkimin e zv/kryeministrit Arben Ahemtaj, ndërsa vendin e tij e zuri Belinda Ballukun.
Për këtë zhvillim duket se ka reaguar dhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka qenë dhe paraardhës i Ahmetajt në këtë post. Braçe ka postuar një foto të lindjes së diellit, mbi të cilën shkruan se “bota rrotullohet”, duke lënë kështu një mesazh të "koduar" për kolegun e tij.
"Rreth e rreth përqark, globi rrotullohet, ditë më ditë rrotullohet", shkruan Braçe...!!!