Pogradeci edhe këtë vit është një nga qytetet më të kërkuara nga turistët vendas dhe të huaj. E gjithë kjo për freskinë që ka qyteti, kuzhinën tradicionale, mikpritjen e mbi të gjitha çmimet shumë të lira, duke filluar nga akomodimi, ushqimet e deri te shezllonet.

Aleko Bregu është një nga biznesmenët turistikë të këtij qyteti. Për të ruajtur klientelën edhe këtë vit ai është munduar të ruajë të njëjtat çmime të vitit të kaluar (pra një natë kushton 30 euro, kurse në Dhërmi 300 euro! Kjo është diferenca) Qyteti i Pogradecit gjatë 3 viteve të fundit ka pasur një sërë investimesh përfshirë dhe ato buzë liqenit të cilat kanë shtuar numrin e vizitorëve gjatë dy viteve të fundit. 

Bashkia e Pogradecit ka më shumë se 2500 vende akomodimi hotelier ndërkohë që ka më shumë se 1000 vende akomodimi të bujtinave dhe shtëpive pritëse, të gjitha me çmime shumë të arsyeshme....!!!