
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të vizitojnë Himarën pasi nuk do të shpenzojnë shumë para.
Rama tha se Himara është "bashkia kampione" për pastërti prandaj janë hapur shumë zona me plazhe publike të cilat administrohen dhe mbahen pastër nga bashkia. Rama thekson se asnjë qytetar nëse bën plazhin në Himarë nuk paguan asnjë lekë.
"Këtë sezon pastërtie shembullore në vijën bregdetare, janë garantuar më në fund edhe hapësirat e plazheve publike. Ky është një nga plazhet publike të Himarës, i cili administrohet e mirëmbahet nga bashkia pa asnjë pagesë për turistët", shkruan Rama....!!!