Kryeministri Rama është ndalur sërish duke dhënë detaje të reja sa i takon sulmit kibernetik me të cilin Shqipëria dhe sistemet e shërbimeve qeveritare janë përballur në ditët e fundit.

Rama tha se pas sulmit qëndron një shtet i tërë dhe nuk bëhet fjalë për hakera dosido. 

"Është sulm i organizuar nga një shtet, jo cështje hakerash sado të jenë. Është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk jemi ende të identifikojmë shtetin, 2 janë dyshimet, e them këtë për të thënë që sulmi është jashtëzakonisht kompleks dhe agresiv. Sistemet nuk kanë ceduar në aspektin e shkatërrimit të tyre, nuk janë zhdukur të dhënat e shtetit. Nuk jemi në këto kushte por në kushtet e një sulmi kibernetik të super sofistikuar që ka përfshirë në procesin e mbrojtjes dhe të kundërsulmit NATO-n”, tha Rama....!!!