Për analistin Baton Haxhiu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndikuar në vendimin e Britanisë së Madhe për të shpallur ‘non grata’, Sali Berishën.

Baton Haxhiu u shpreh se SHBA-të janë aleati i madh i Britanisë së Madhe dhe i kanë kërkuar që të vendosin sanksione ndaj Berishës. 

"Amerika nuk e ka gjetur mbështetjen e shteteve europiane për ta përkrahur idenë e tyre. Dhe e kanë gjetur Britaninë sidomos për faktin se ajo është jashtë Komunitetit Evropian. Britania e Madhe është aleat i vjetër i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kjo është një goditje e cila me siguri është kërkuar nga aleati i madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, sipas Haxhiut....!!!