Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se më 28 Korrik do të festohet çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Sipas kreut të qeverisë “në 100-vjetorin e lidhjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria u lidh edhe me BE-në”, e gjitha falë punës fantastike të qeverisjes socialiste. 

"Më 28 Korrik, fiks në datën e lidhjes së marrëdhënieve me SHBA, ora 19:00, në Sheshin Skënderbej, nis një mbrëmje kremtimi e këtyre dy miqësive të mëdha për shqiptarët e Shqipërinë, me muzikë e me dashuri mesveti”, shkruan Rama. Një miting që pritet të vijë si një përgjigje ndaj protestës së "7 korrikut" të thirrur nga Sali Berisha i cilo është shpallur NON GRATA nga Amerika dhe Britania e Madhe....!!!