Kryeministri Edi Rama akuzon dy televizionet e mëdha (Top Channel dhe News 24) se po spekulojnë me lajmet për sulmin kibernetik ndaj institucioneve shqiptare. 

Rama bën me dije se nuk është i vërtetë lajmi se hakerat e huaj kanë në dorë dokumente të institucioneve shtetërore shqiptare, duke theksuar se asnjë dokument nuk është fshirë, ndërsa sulmi është zmbrapsur falë punës së një ekipi shqiptaro-amerikanësh. 

"Se cila është arsyeja që Top Channel vazhdon spekullon papërgjegjshmërisht, pa asnjë bazë, provë, fakt, mbi zhvillimet në frontin e luftës kibernetike, këtë nuk e di! Ndërkohë arsyeja pse mediat e një biznesmenit të kapur me evazion masiv bëjnë të njëjtën gjë, kuptohet më lehtë", shkruan Rama....!!!