Deputeti i PD, Dash Sula nga foltorja e Kuvendit çuditi me sinqeritetin e tij duke thënë se më mirë do të ishte të shembet kjo godinë dhe t’i zërë brenda deputetët që të shpëtojnë Shqiptarët nga politikanët.

Dashi thotë se do të ishte mirë të binte çatia e Kuvendit që të ikin për "lesh" të gjithë deputetët, sipas tij vetëm në këtë mënyrë "Shpëton Shqipëria".

"Kur erdha këtu, punonjësin e gardës e gjeta me qenin anti-minë. I thashë, çfarë po bën? Po shikoj, tha mos u vihet minë deputetëve të parlamentit. Me humor, dëgjo i thash; gjeç belanë. Lërë më mirë, se edhe ne të pafajshmit, se këtu ka shkuar politika më mirë të përmbyset njëherë që të shpëtojë ky vend ose të bjerë ai 42-katshi, se deri këtu vjen ai dhe ne të pafajshmit të ikim me të fajshmit që jeni këtu mbrapa jo të gjithë”, tha Sula....!!!