Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pasi qeveria britanike do të shpallë "NON GRATA" politikanë shqiptarë. 

Balla e ka përshëndetur vendimin e fundit të marrë nga Britania e Madhe, por nuk ngurroi që të bënte ironi me “non gratat nga fundi i sallës”. Duke iu drejtuar Berishëd, Balla e pyeti nëse tashmë mund ta kalojë Kanalin Anglez me notë, pasi Atlantikun nuk mundet pas futjes në “listën e zezë” të SHBA-ve. 

"Qasja e njëjtë e Britanisë së Madhe pas shpalljes non-grata të SHBA-ve. Unë jam këtu për ta përshëndetur vendimin e fundit. Në një kuadër të luftës globale anti-korrupsion ka njëhësuar listën e shpallur nga SHBA dhe natyrshëm që pyetja që shtrohet në këto raste është për njërin në fund të sallës. Mirë Atlantikun me not nuk e kalove dot, La Manshin e kalon dot me not?”, tha Balla....!!!