Përpara nisjes së pushimeve, kryeministri Edi Rama duket se po planifikon një manifestim gjigant në Tiranë.

Lëvizja e Ramë disi e justifikuar me një festë gjigande për vendimin e Bashkimit Europian për të çelur zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, duket se është edhe një përgjigje politike ndaj protestës së 7 korrikut të PD. Burime bëjnë me dije se instruksionet për këtë organizim janë dhënë në takimin djeshëm të Ramës me drejtuesit e rinj të degëve të Partisë Socialiste. 

Kryeministri ka lënë porosi për organizimin e një manifestimi të madh që pritet të mbahet më datë 28 korrik në orën 19:00. Ndërkohë manifestimi që Partia Socialiste po përgatit vjen vetëm 4 ditë pas largimit të Presidentit Ilir Meta nga posti i Kreut të Shtetit....!!!