Në vendimet e Qeverisë Rama është miratuar ligji për hartën e re gjyqësore të propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Ministri i Drejtësisë pas takimit me Ramën zbuloi se në Shqipëri do të jenë 13 Gjykata të shkallës së parë të Apelit të Përgjithshëm, në Gjykatat që do të mbyllen nuk do cënohet asnjë shërbim gjyqësor. 

"Sot është miratuar harta e re gjyqësore, do të jenë 13 gjykata të Shkallës së Parë të Apelit të Përgjithshëm dhe ky është një hap i rëndësishme i Reformës në Drejtësisë. Është produkt i një punë të shkëlqyer 3-vjeçare të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në Gjykatat që do të mbyllen nuk do cënohet asnjë shërbim gjyqësor. Qytetarët do t’i marrin të gjitha shërbimet gjyqësore në strukturat ekzistuese të Gjykatave", njofton Qeveria Rama....!!!