
Kryeministri Edi Rama thotë se punimet në kantieret e Unazës së Madhe të Tiranës po avancojnë dita-ditës.
Ai është ndalur në Lotin 3 të Unazës Lindore. Në këtë segment, kreu i qeverisë shprehet se po bëhet montimi i 32 trarëve në mbikalimin e Shkozës. Sipas Ramës, segmenti në fjalë është shumë i rëndësishëm sa i përket projektit dhe pritet që të përfundojë shumë shpejt.
"Dhe me punimet që po avancojnë dita-ditës në të gjitha kantieret e Unazës së Madhe të Tiranës, ku aktualisht në Lotin 3 të Unazës Lindore, po bëhet montimi i 32 trarëve në mbikalimin e Shkozës, një segment i rëndësishëm i këtij projekti, që do të përfundojë shpejt dhe do të zgjerojë ndjeshëm frymëmarrjen e trafikut në kryeqytet, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama....!!!