Kuvendi i Shqipërisë ka votuar projektrezolutën kundër raportit të Dick Martit. 

Rezoluta kaloi me 125 vota pro, duke shënuar kështu një bashkim të votave mes mazhorancës dhe opozitës mbi pabazueshmërinë e pretendimeve të Dick Martit për trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri. Taulant Balla tha se Shqipëria fitoi betejën e parë, por nuk la pa thumbuar Sali Berishën i cili bojkotoi votimin. 

“Me 125 VOTA PRO (asnjë kundër, asnjë abstenim) miratohet REZOLUTA MBI PABAZUESHMËRINË E PRETENDIMEVE PËR TRAFIKIMIN E PALIGJSHËM TË ORGANEVE NJERËZORE NË KOSOVË DHE SHQIPËRI. E fituam betejën e parë. Asnjë surprizë nga fronti i tradhëtisë. Si gjithmonë në raste të tilla me rëndësi të madhe kombëtare, Sali Berisha vendosi ta tradhtojë votimin e kësaj Rezolute dhe e bojkotoi. Turpi është pak!”, shkruan Balla....