Një aksion i fuqishëm është ndërmarrë orët e fundit në Elbasan me urdhër të SPAK-ut.

Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa ku të pranishëm kanë qenë edhe oficerë të byrosë kombëtare të hetimit. Me urdhër të SPAK, gjyqtarja e Elbasanit me iniciale Z.V, do të përballet me masën e “arrestit të shtëpisë” nën akuzën e korrupsionit. Ajo akuzohet se ka marrë ryshfet kundrejt lehtësimit të masës për një të arrestuar. Përveç gjyqtares, SPAK ka kërkuar arrest me burg për avokatin me iniciale I.P. 

Rezulton se familjarët në bashkëpunim me avokaten, i kanë ofruar ryshfet gjyqtares me vlerë 40 milionë lekë të vjetra, kundrejt lehtësimin të masës për një person të arrestuar..

. Nuk dihet ende sasia e parave që është përfituar nga gjyqtarja, dhe as identiteti i personit që ka qenë i ndaluar....!!!