
Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer as kritikat ndaj bashkisë së Tiranës dhe të Durrësit, duke thënë se krerët e këtyre bashkive duhet të mësojnë nga ajo e Shijakut e cila është bashkia më shembullore.
Rama nuk ka lënë pa përmendur as kryetarin e Bashkisë së qytetin të Vlorës, Dritan Lelin, për të cilin u shpreh se ai “fle gjumë”, ndonëse ka një buxhet të madh.
"Kemi bashki të mira shembullore dhe problematike. Vlora ka kryetar Bashkie qe fle gjumë. Vora bashki me buxhet dhe pontecial të madh. Bashkia më shembullore pas tërmetit është ajo e Shijakut. Bashkia e Shijakut ja ka kaluar edhe asaj të Tiranës. Dy bashkitë e mëdha Tirana dhe Durrësi të mësojnë nga Shijaku. Pisllëku duhet të jetë armiku numër një i çdo bashkie. Ne shqiptarët nuk jemi rritur në shtëpi të pista”, tha Rama....!!!