
Ilir Meta ka shkuar sërish drejt Prishtinës, për të takuar Vjosa Osmanin.
Ai ka vendosur ta mbyllë Presidencën pikërisht duke u takuar me Vjosën, e cila është e vetmja homologe që e ka pritur atë gjatë këtyre 5 viteve si president. Për këtë arsye, që kur Osmani është bërë presidente, Meta e takon pothuajse një herë në muaj, herë e fton atë këtu e herë shkon ai në Prishtinë, GazetaTema.
Ilir Meta në fakt, do të hyjë në histori si presidenti i vetëm shqiptar pas ’90-s, që nuk është ftuar nga asnjë vend perëndimor. Të vetmet vizita që ai ka pasur, janë ato në Kosovë, në Azerbajxhan dhe tek arbëreshët në Itali...!!!