Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar pas lajmit të publikuar në media ku bëhet me dije se Britania e Madhe do të trazojë ujërat duke shpallur "NON GRATA" politikanë Shqiptarë.

Yuri Kim shkruan se Amerika e mirëpret këtë vendim të rëndësishëm, duke theksuar se të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për t'u pasuruar dhe për shtrembuar ligjin duhet të përballen me Drejtësinë. 

"Ne e mirëpresim këtë veprim të rëndësishëm nga Britania e Madhe. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit – Ata që janë përfshirë në korrupsion të madh dhe minuar demokracinë – duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Kim. Për kë shkon ky mesazh nga Yuri Kim, kush do të jetë emri i politikanit që do tē shpallet "NON GRATA" nga Britania e Madhe?..!!!