Ditën e sotme, nga kantieri i Portit të ri të Vlorës, kryeministri Edi Rama pranoi se kishte shkuar në Athinë dhe një ndër temat e diskutuar kishte të bënte me energjinë elektrike.

Ministria e Jashtme Saudite bëri publik një takim të mbajtur mes kryeministrit Edi Rama dhe princit të Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman bin Abdulaziz. 

"Isha në Athinë ku takova Princin e Kurorës i cili më ftoi të shkoja atje sepse pati një ndalesë në Athinë. Ndalesa e Shqipërisë u shty për një moment të dytë. Aty u lidh marrëveshja për të sjellë interkonjeksionin nga Arabia Saudite në Greqi dhe për t’i shitur Greqisë dhe kësaj zone energjinë diellore që kanë të plan të prodhojnë në sasira marramendëse", tha Rama...!!!