Ambasadorja amerikane, Yuri Kim është takuar sot me Belinda Ballukun, pasi kjo e fundit mori postin e ri si zëvendës kryeministre.

Yuri Kim nënvizon gjithashtu çështjen e luftës kundër korrupsionit. Kim kujton se një gjë të tillë e ka bërë të qartë edhe presidenti Joe Biden, i cili e sheh korrupsionin si një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe do të ndërmarrin veprime. 

"Sot u takova me Belinda Ballukun për ta uruar për portofolin shtesë si zëvendëskryeministre. Konfirmuam gjithashtu bashkëpunim të fortë SHBA në lidhje me sulmin e fundit kibernetik kundër Shqipërisë. Theksova rëndësinë e hapave më konkretë për të çrrënjosur korrupsionin, për t’u siguruar që zyrtarët të veprojnë sipas standardeve më të larta dhe të zbatojnë reformën në drejtësi. Si Biden e ka bërë të qartë, SHBA e sheh korrupsionin si një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe ne do të ndërmarrim veprime në përputhje me rrethanat”, shkruan Kim....!!!