Kryeministri Edi Rama së bashku me zëvendës kryeministren Belinda Balluku pasditen e sotme ndodheshin në kantierin e Portit të ri të Vlorës. 

Rama teksa përmendi anët pozitive të këtij projekti u ndal edhe te prodhimi i energjisë. Sipas tij, do të vijë dita kur përveç çmimit të lartë, do të ketë edhe mungesë të energjisë. 

"Këtu jemi në një zonë ku po merr jetë program më ambicioz i qeverisë sa i përket energjisë. Kjo që ndodh me futjen e 110 megavatëve të tjerë përmes detit është vetëm një hap i kësaj emergjence botërore sepse kemi ardhur që jo vetëm çmimi i energjisë ka ikur në stratosferë por ka filluar ajo që kemi paralajmëruar me kohë, rënia e volumit të mundshëm për tu blerë. Pra nuk jemi më në kushtet që cmimi është marramendës, por do të jetë e vështirë që ta gjejmë. Do marrim masat që Shqipëria të hyjë në fazë tjetër duke u bërë sovrane nga pikëpamja energjetike dhe duke u kthyer eksportues neto por kemi një fazë tranzicioni që duhet të bashkojmë të gjithë gjërat që janë përgatitur për kaq kohë dhe të krijojmë sinergji", tha Rama....!!